• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski propozoi ligj për "shtetësi të dyfishtë"

Zelenski propozoi ligj për

Kiev, 22 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot njoftoi se po parashtron draft-ligj me të cilin qytetarëve ukrainas u mundësohet "shtetësi e shumëfishtë", gjegjësisht mundësi që ukrainasit ose pasardhësit e tyre në botë të mund të kërkojnë edhe shtetësi ukrainase krahas asaj që tani e posedojnë. 

"Kjo do t'u mundësojë të gjithë ukrainasve etnikë dhe pasardhësve të tyre nga e gjithë bota të kenë shtetësinë tonë. Kuptohet, përveç qytetarëve të vendit të agresorit. Të gjithë ata që ishin të detyruar të largoheshin nga atdheu i tyre gjatë stuhive të ndryshme të emigracionit dhe përfunduan në Evropë, SHBA, Kanada, vendet e Azisë dhe Amerikës Latine", tha Zelenski. 

Ai theksoi se një ligj i tillë do të vlejë edhe për ata që vullnetarisht luftojnë në anën e Ukrainës në luftën kundër Rusisë. 

"Të gjithë ata që na ndihmojnë edhe krahas asaj që janë qindra dhe mijëra kilometra larg atdheut të tyre. Vullnetarë të huaj të cilët morën armët që ta mbrojnë Ukrainën, të gjithë ata që luftojnë për lirinë e Ukrainës si të ishte atdheu i tyre. Ukraina do të bëhet atdhe për ata", tha Zelenski në videon të cilën e publikoi në profilin e tij në "X" me rastin e Ditës së Unitetit të Ukrainës. fc/

Fotografia. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR