• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski premtoi përgjigje ndaj sulmeve më të reja ruse në të cilat jetën e humbën katër persona, ndërsa 16 u lënduan

Zelenski premtoi përgjigje ndaj sulmeve më të reja ruse në të cilat jetën e humbën katër persona, ndërsa 16 u lënduan

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski premtoi se Kievi do t'i përgjigjet serisë së sulmeve të reja ruse gjatë natës së kaluar, në të cilat jetën e humbën së paku katër persona, ndërsa 16 u lënduan.

"Rusia sulmoi mbi 90 caqe në sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës", tha Zelenski, transmeton BBC.

"Pa dyshim do t'i kundërpërjgigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerlzimit nuk mund të mbeten të pandëshkuara", tha Zelenski në rrjetet sociale.

Ai shtoi se në rrjedhë janë operacionet e shpëtimit në rajonet e sulmuara, transmetuan mediumet ukrainase.

Zelenski deklaroi se forcat ruse në sulme ka prëdorur 81 dronë të llojit "Shahed", si dhe raketa kryqëzuese, balistike dhe aerobalistike. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR