Zelenski, pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, paralajmëroi se edhe Ukraina është e gatshme për armëpushim me Rusinë
- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot e ka përshëndetur armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Kievi është i gatshëm të "përgjigjet me masë të njëjtë" nëse Moska i ndërpret sulmet.
- Post By Besnik Shuki
- 15:07, 8 prill, 2026
Kiev, 8 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot e ka përshëndetur armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se Kievi është i gatshëm të "përgjigjet me masë të njëjtë" nëse Moska i ndërpret sulmet.
"Ukraina çdoherë ka bërë thirrje për armëpushim në luftën që Rusia po e bën këtu në Evropë kundër vendit dhe popullit tonë, ndërsa ne përkrahim armëpushimin në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik, që e hap rrugën për përpjekje diplomatike. Për të gjithë qartë është se armëpushimi mund të krijojë kushte adekuate për marrëveshje", publikoi Zelenski në "Iks".
Ukraina ka dërguar më shumë se 200 specialistë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në përgjigjen ndaj sulmeve iraniane me dronë. Zelenski njoftoi se ekipet ukrainase të ekspertëve ushtarakë do të vazhdojnë të punojnë në rajon për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të sigurisë. bsh/
Foto: EPA