• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëron rritje të prodhimit të mbrojtjes në vitin e ardhshëm

Zelenski paralajmëron  rritje të prodhimit të mbrojtjes në vitin e ardhshëm

 Kiev, 26 dhjetor 2023 (MIA)  -  Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, sot deklaroi se viti 2024 duhet të jetë koha e rritjes së ndjeshme të prodhimit vendor të mbrojtjes dhe vëmendje e veçantë do t'i kushtohet prodhimit të të gjitha llojeve të fluturakeve pa pilot, veçanërisht FPV dhe municione për ta.

 "Për momentin qindra kompani janë të angazhuara në prodhimin kyç dhe i jam mirënjohës çdo kompanie që ofron rezultatin e dëshiruar për ushtarët tanë. Viti i ardhshëm 2024 duhet të jetë koha e rritjes së ndjeshme të prodhimit vendas të mbrojtjes. Do të sigurojmë marrëveshje dhe buxhet", ka theksuar Zelenski në takimin ku është biseduar për planifikimin për vitin e ardhshëm dhe sigurimin e forcave ushtarake.

 Sipas Zelenskit, Ukraina duhet të bëhet e aftë që të sigurojë të gjitha kërkesat e nevojshme për fluturaket pa pilot.

 Ai falënderoi Forcat Ajrore të Ukrainës për atë që ai e quajti shkatërrimin mbresëlënës të një anijeje tjetër të flotës ruse të Detit të Zi.

 "Nuk do të ketë vend paqësor për pushtuesit në Ukrainë", tha Zelenski.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR