• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëron: Me afrimin e dimrit, rusët do të intensifikojnë gjithnjë e më shumë sulmet e tyre me dronë dhe raketa

Zelenski paralajmëron: Me afrimin e dimrit, rusët do të intensifikojnë gjithnjë e më shumë sulmet e tyre me dronë dhe raketa

Kiev, 3 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot deklaroi se me afrimin e dimrit, sulmet ruse me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës do të bëhen më të forta, por se Ukraina do të përgjigjet me forcë.

"Këtë natë pati sulme nga rreth dyzet drone "Shahed"" Më shumë se gjysma e tyre u rrëzuan. Ruajtësit e qiellit ishin efektivë në territorin e dhjetë rajoneve - Harkov, Zaporozhje, Herson, Nikolaev, Odesa, Kiev, Kirovograd, Vinica, Hmelnicki, Lviv. Ne jemi të vetëdijshëm se, me afrimin e këtij dimri, terroristët rusë do të përpiqen të bëjnë më shumë dëme. Ne do t'i përgjigjemi armikut. Fortë”, tha Zelenski në kanalin e tij në Telegram.

Natën e kaluar, ushtarët rusë e sulmuan Ukrainën me rreth 40 drone "Shahed" dhe raketën e drejtuar "X-59", njoftoi agjencia Unian, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase shkatërroi 24 dronë dhe raketën.

Shumica e dronëve u qëlluan në rajonin e Lviv, gjithsej 16. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR