• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëroi pjesëmarrje në video-konferencën e G7 në maj në Japoni

Zelenski paralajmëroi  pjesëmarrje në video-konferencën e G7 në maj në Japoni

Kiev, 21 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot paralajmëroi se do të marrë pjesë përmes videolidhjes në samitin e G7, të planifikuar për në maj në Hiroshima të Japonisë.

Zelenski tha se e ka pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë në samitin onlajn të Grupit të shtatë demokracive liberale më të pasura në Hiroshima. Zelenski foli në një konferencë për shtyp në Kiev krahas kryeministrit japonez Fumi Kishida, i cili ishte sot në një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. 

 Gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Kishida e vizitoi Buçën, një qytet afër Kievit që është bërë simbol i krimeve ruse ndaj civilëve, ndërsa më pas u takua edhe me Zelenskn.

Pas takimit me kryeministrin japonez Kishida, Zelenski   gazetarëve u tha se ekipi i tij e ka  dërguar formulën e tij të paqes në Kinë, por se  ende nuk kanë marrë përgjigje. 

Kishida tha se invadimi rus në Ukrainë është një "turp që i minon themelet e rendit juridik ndërkombëtar". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR