• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski paralajmëroi: Nuk bëhet fjalë vetëm për ne, nëse ne humbim, Rusia do të vazhdojë më tej

Zelenski paralajmëroi: Nuk bëhet fjalë vetëm për ne, nëse ne humbim, Rusia do të vazhdojë më tej

Kiev, 25 mars 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski deklaroi se tërë rendi ndërkombëtar është i rrezikuar nga agresioni rus ndaj vendit të tij, duke shtuar se nëse Ukraina humb, Rusia do të vazhdojë më tej. 

"Nuk bëhet fjalë vetëm për ne. Nëse ne humbim, Rusia do të vazhdojë më tej. Ka vende me ambicje imperialiste, të cilat mund t'i ndërmarrin hapat e njejta agresive. Kjo paraqet rrezik të madh", deklaroi Zelenski në intervistë për gazetën japoneze Jomiuri Shimbun (The Yomiuri Shimbun). 

Në pyetjen se çka duhet të bëhet që të pengohet pushtimi i tillë i një force hegjemonike ushtarake, ai u përgjigj: "Vetëm humbja e Rusisë në këtë luftë". 

Nga shkurti i vitit 2022, kur filloi pushtimi rus, Zelenski mundohet që ta fitojë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ai në intervistë për Jomiuri tha se ju nevojitet ndihma maksimale. 

 Presidenti ukrainas ka shprehur dyshim për propozimin kinez prej 12 pikave, ku nuk përmendet tërheqja e plotë e forcave ruse, as kthimi i të gjitha territoreve të okupuara nga Rusia.

Edhe pse Kina promovohet si "ndërmjetësues" aktiv për arritjen e paqes, ai është skeptik për qëllimin e Pekinit.

Zelenski tha se sovraniteti dhe integriteti territorial janë në vendin e parë, duke bërë me dije se ai nuk i konsideron propozimin kinez për plan të vërtetë paqësor. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR