• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski para kohe lëshon Shtëpinë e Bardhë, anulohet edhe konferenca për shtyp, Tramp: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Zelenski para kohe lëshon Shtëpinë e Bardhë, anulohet edhe konferenca për shtyp, Tramp: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Uashington, 28 shkurt 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë njoftoi se konferenca për shtyp mes presidentit amerikan dhe ukrainas, Donald Tramp dhe Volodimir Zelenski është anuluar.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski para kohe është larguar nga Shtëpia e Bardhë. Informacioni vjen pas një debati të ashpër mes Trampit dhe Zelenskit para gazetarëve në Zyrën ovale.

Presidenti amerikan Donald Tramp shkroi në rrjetet sociale se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mund të "kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe".

Më herët, përpara se të shkonin në takimin me dyer të mbyllura, pasoi një përplasje para kamerave dhe gazetarëve në Zyrën ovale, pasi Trampi akuzoi Zelenskin se ishte mosmirënjohës për ndihmën amerikane dhe se nuk dëshiron të bëjë paqe me Rusinë.

“Është e mahnitshme se çfarë del nga emocionet dhe unë konstatova se presidenti Zelenski nuk është i gatshëm për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”, shkroi Tramp në "Truth Social".

“Nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe”, shtoi Trampi.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR