• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Pakoja e ndihmës ushtarake amerikane do të mbulojë nevojat më urgjente të Ukrainës

Zelenski: Pakoja e ndihmës ushtarake amerikane do të mbulojë nevojat më urgjente të Ukrainës

Kiev, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski falënderoi sot presidentin amerikan Xho Bajden, Kongresin dhe popullin amerikan për pakon e fundit të ndihmës ushtarake, këtë herë me vlerë prej 250 milionë dollarë dhe theksoi se ajo do të mbulojë “nevojat më urgjente të Ukrainës”.

Zelenski në rrjetin social X publikoi se raketat shtesë dhe kompetentë të tjerë për mbrojtjen ajrore, armët antitank, municionet, pajisjet e minave dhe pajise të tjera, të cilët janë pjesë e pakos së ndihmës ushtarake, do të mbulojnë nevojat më urgjente të Ukrainës.

"Lidershipi amerikan në koalicionin e mbi 50 vendeve të cilat ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën është çelësi për të luftuar terrorin dhe agresionin, jo vetëm në Ukrainë por edhe në të gjithë botën", shkroi Zelenski.

Presidenti ukrainas theksoi se SHBA këtë vit ka siguruar 34 pako ndihmë ushtarake në vlerë prej mbi 24 miliardë dollarë.

"Është marrë një vendim historik për ta pajisur Ukrainën me avionë F-16. Ne do të jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë këtë mbështetje", shtoi Zelenski.

Ai arriti në përfundimin se për të mbrojtur "lirinë dhe sigurinë jo vetëm në Ukrainë dhe Evropë, por edhe në SHBA", Kievi duhet të vazhdojë t'i përgjigjet sulmeve ruse në "mënyrën më të fuqishme dhe vendimtare të mundshme". rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR