• e diel, 06 tetor 2024

Zelenski: Përgjigje e dobët e Putinit ndaj kryengritjes, ai e humb kontrollin ndaj popullit të tij

Zelenski: Përgjigje e dobët e Putinit ndaj kryengritjes, ai e humb kontrollin ndaj popullit të tij

Kiev, 3 korrik 2023 (MIA) - Presidentit ukrainas Volodimir Zelenski vlerësoi se përgjigjja e Vladimir Putinit ndaj kryengritjes së armatosur të "Vagner"-it ka qenë i dobët dhe se presidenti rus po e humb kontrollin ndaj popullit të tij. 

"E gjithë kjo fuqi vertikale, të cilën nuk e ka pasur asnjëherë, tani vetëm po shembet", tha Zelenski në një intervistë për CNN.

Ai tha se raportet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Kremlini po e mat mbështetjen për shefin e Vagner, Evgenij Prigozhin, duke shtuar se gjysma e Rusisë e mbështet kryengritjen e grupit ushtarak privat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR