• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski për "Uollstrit xhurnall": Ukraina është e gatshme të fillojë kundërofenzivë

Zelenski për

Kiev, 3 qershor 2023 (MIA) - Ukraina është e gatshme të fillojë kundërofenzivë me qëllim që t'i kthejë territoret e okupuara nga Rusia, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në intervistën e publikuar sot në Uollstrit xhurnall.

"Besoj fuqishëm se do të kemi sukses... Nuk e di se sa do të zgjasë. Nëse duhet të jem i sinqert, kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ne jemi të gatshëm dhe do ta bëjmë atë", thekson Zelenski.

Kievi shpreson se me kundërofenzivën e vet do t'i kthejë territoret e okupuara dhe do ta ndryshojë dinamikën e luftës.

Muajin e kaluar Zelenski tha se ukraina do të rpesë derisa nuk merr më shumë automjete të blinduara nga Perëndimi para se ta fillojë kundërofenzivën e vet. ab/

Foto EPA

QËNDRONI TË LIDHUR