Zelenski për kryengritjen e armatosur në Rusi: Dobësia është e dukshme, kaosi nuk mund të fshihet
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Tuiter e ka komentuar eskalimin e konfliktit mes ushtrisë private “Vagner” dhe ushtrisë së rregullt ruse. "Çdokush që e zgjedhë rrugën e së keqes, e shkatërron veten", ka vlerësuar lideri ukrainas.
Kiev, 24 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Tuiter e ka komentuar eskalimin e konfliktit mes ushtrisë private “Vagner” dhe ushtrisë së rregullt ruse. "Çdokush që e zgjedhë rrugën e së keqes, e shkatërron veten", ka vlerësuar lideri ukrainas.
"Ai që dërgon kolona ushtarësh për të shkatërruar jetën e një vendi tjetër dhe nuk mund t'i ndalojë ata të arratisen dhe të dorëzohen kur hasin në rezistencë. Ai që terrorizon me raketa, dhe kur ato rrëzohen, pranon të marrë dronët Shahed. Ai që përçmon njerëzit dhe hedh qindra mijëra në luftë, që në fund të të përfundojë duke barrikaduar veten në rajonin e Moskës, duke ikur nga ata që ai vetë i ka armatosur. Rusia prej kohësh shfrytëzonë propagandë për të mbuluar dobësinë dhe marrëzinë e qeverisë së saj. Edhe tani ka një kaos të tillë që asnjë gënjeshtër nuk mund ta fshehë", deklaroi Zelenski.
“Dobësia e Rusisë është e dukshme. Dobësi e plotë. Dhe sa më gjatë që Rusia të mbajë ushtarët dhe mercenarët e saj në tokën tonë, aq më shumë kaos, dhimbje dhe telashe do të ketë më vonë. Kjo është gjithashtu e qartë. Ukraina është në gjendje të mbrojë Evropën nga përhapja e së keqes dhe kaosit rus”, ka shkruar Zelenski në mesazhin pas zhvillimit të fundit të ngjarjeve në jug të Rusisë. qa/shk/