• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Numri i të vdekurve në sulmet e djeshme ruse ndaj Ukrainës u rrit në 39

Zelenski: Numri i të vdekurve në sulmet e djeshme ruse ndaj Ukrainës u rrit në 39

Kiev, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Në sulmet e djeshme ruse ndaj Ukrainës, të cilat ishin më të rëndat që prej fillimit të luftës, jetën e humbën së paku 39 persona, kumtoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

"Për fat të keq, në këtë moment numërojmë 39 të vdekur", shkroi sot Zelenski në rrjetet sociale dhe u shprehi ngushëllime famijleve të viktimave.

Sipas bilancit të kaluar nga sulmet e djeshme ruse në disa vende në Ukrainë, jetën e humbën së paku 30 persona, ndërsa mbi 160 janë lënduar.

Dje në mëngjes Rusia lansoi 122 predha dhe 36 dronë ndaj caqeve ukrainase, që u karakterizua si sulmi më masiv që prej fillimit të luftës. ab/

foto: Zelenski në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR