• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski: Nuk kemi humbur pozicione gjatë kundërofensivës

Zelenski: Nuk kemi humbur pozicione gjatë kundërofensivës

Kiev, 20 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sonte se forcat ukrainase nuk kanë humbur pozicione gjatë kundërofensivës kundër forcave ruse, ndërsa forcat armike kanë pësuar vetëm humbje.

“Në disa sektorë forcat tona lëvizin përpara, në disa të tjera po mbrojmë pozicionet dhe u rezistojmë sulmeve të okupatorit”, ka thënë Zelenski në video fjalimin e rregullt drejtuar ukrainasve.

“Nuk humbëm pozicione, por i çliruam. Ata kanë vetëm humbje. Në përgjithësi, situata është e tillë që krijojmë presion, që hap rrugën për flamurin tonë”, tha lideri ukrainas.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR