• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Nuk ka dyshim se raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase

Zelenski: Nuk ka dyshim se raketa që goditi Poloninë nuk ishte ukrainase
Kiev, 16 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha sot se “nuk ka dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni nuk ishte ukrainase”, transmeton agjencia Interfaks. Zelenski shtoi se Ukraina "duhet të ketë qasje" në vendin ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën. Komentet e tij vijnë pasi Polonia dhe NATO thanë se Polonia ishte "ndoshta" e goditur nga një raketë kundërajrore ukrainase, por se nuk kishte "asnjë tregues" se ishte një sulm i qëllimshëm. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Aleksej Danilov, tha sot se Kievi ka prova për një "gjurmë ruse" në shpërthimin në Poloninë lindore që Varshava dhe NATO thonë se me shumë gjasa është shkaktuar nga një raketë kundërajrore ukrainase. Megjithatë, kryeministri polak Mateush Marovjetci tha një orë më parë se "nuk mund të përjashtohet që sulmi, katër milje nga kufiri ukrainas, të ishte një provokim". Marovjetci  tha se "nuk mund të përjashtojmë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit është një provokim i qëllimshëm i bërë me shpresën se një situatë e tillë mund të përshkallëzohet". ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR