• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski nuk dëshiron armëpushim: Rusia do ta shfrytëzojë për rigrupim dhe armatim

Zelenski nuk dëshiron armëpushim: Rusia do ta shfrytëzojë për rigrupim dhe armatim

Talin, 11 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Estoni ka përjashtuar mundësinë për ndërprerjen e armëpushimit në luftën kundër Rusisë duke theksuar se Kremlini do ta shfrytëzojë atë pauzë për t'u rigrupuar dhe armatosur.

"Pauza në fushën e betejës ukrainase nuk do të thotë pauzë në luftë. Pauza do t'i shkonte për shtati Rusisë. Ajo më vonë mund të na thyejë", tha Zelenski në Talin.

Nga fillimi i invazionit rus ndaj Ukrainës me 24 shkurt të vitit 2022, në mënyrë periodike u propozuan ndërprerje të kufizuara të zjarrit, por asnjëherë nuk hyrën në fuqi.

Pas 22 muajve të rënda luftime, në të cilën ende nuk i shihet fundi, dy palët në luftë po përpiqen të armatosen më tej. Meqenëse vija e frontit është rreth 1.500 kilometra e gjatë, ajo është kryesisht statike gjatë motit të ftoftë, kështu që të dyja palët kanë nevojë për predha artilerie, raketa dhe drone që lejojnë sulme me rreze të gjata.

Gjatë kohës së vizitës në kryeqytetin e Estonisë si pjesë nga vizita dyditore në vendet baltike, Zelenski tha se Moska ka blerë predha artirelie dhe raketa nga Kina e Veriut dhe drone nga Irani.

Zelenski bënë presion ndaj aleatëve perëndimor që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën e cila tashmë ka marrë dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake.

Presidenti i Estonisë Alar Karis në konferencën e përbashkët për shtyp sot me Zelenskin tha se edhe Ukrainës i duhen më shumë armë dhe se i duhen armë më të mira.

"Duhet të zgjerojmë kapacitetin e prodhimit ushtarak në mënyrë që Ukraina që të fitojë atë që i duhet. Dhe jo nesër, por duhet ta marrin sot", tha Karis.

Zelenski dje ka vizituar Lituaninë, ndërsa nga Talini shkon në Letoni. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR