• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski: Njëqind mijë ushtarë të "Vagnerit" janë vrarë dhe plagosur në lindje të Ukrainës

Zelenski: Njëqind mijë ushtarë të

Kiev, 2 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se trupat ukrainase kanë eliminuar 21 mijë mercenarë të grupit "Vagner" dhe kanë plagosur edhe 80 mijë në lindje. 

"Vetëm në lindje të Ukrainës, ushtarët tanë eliminuan 21 mijë (mercenarë rusë) dhe plagosën 80 mijë të tjerë. Gjegjësisht, rreth 100 mijë luftëtarë të grupit 'Vagner' u vranë ose u plagosën nga ushtarët tanë në lindje. Këto ishin humbje kolosale për 'Wagner'", deklaroi Zelenski në një intervistë për gazetarët spanjollë.

Ai shtoi se "Vagneri" ka rekrutuar shumë luftëtarë të tij në objektet ndëshkuese dhe shumica e tyre nuk kishin zgjedhje. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR