Zelenski nga Granada: Sfida kryesore është ruajtja e unitetit të Evropës
- Sfida kryesore është ruajtja e unitetit në Evropë, jo vetëm në BE, por edhe në të gjithë kontinentin evropian, në kushte kur Rusia sulmon me informacione dhe dezinformacione, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë mbërritjes së tij në takimin e Bashkësisë politike evropaine në Granada.
Granada, 5 tetor 2023 (MIA) - Sfida kryesore është ruajtja e unitetit në Evropë, jo vetëm në BE, por edhe në të gjithë kontinentin evropian, në kushte kur Rusia sulmon me informacione dhe dezinformacione, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë mbërritjes së tij në takimin e Bashkësisë politike evropaine në Granadë.
Për Ukrainën është veçanërisht e rëndësishme të sigurojë mburojë mbrojtëse për dimrin e ardhshëm, kur priten sulme nga lloje të ndryshme të raketave ruse, drone iraniane dhe të ngjashme, shtoi Zelenski.
Lidhur me vendimin e Kongresit amerikan për të ndërprerë ndihmën financiare për Ukrainën, Zelenski tha se gjatë qëndrimit të tij në Nju-Jork në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai foli me presidentin amerikan Xho Bajden, i cili shprehu mbështetje qind për qind për Kievin nga ana e tij dhe nga ana e anëtarëve të partisë së tij.
“Natyrisht, kjo është një periudhë parazgjedhore në SHBA kur dëgjohen deklarata të ndryshme, disa prej tyre janë shumë të çuditshme, por sot do të diskutojmë edhe për to”, shtoi Zelenski në deklaratën e shkurtër. ls/
Foto; Skrinshot