• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Zelenski: Na presin edhe dy ofensiva të vështira

Zelenski: Na presin edhe dy ofensiva të vështira

Kiev, 18 shtator 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në intervistë për Skaj njuz deklaroi se forcat ruse po përgatiten për dy operacione të reja ofensivë këtë vjeshtë, pas tri fushatave të pasuksesshme këtë vit. 

“Ata po përgatiten edhe për dy operacione ofensivë në vjeshtë. Tashmë kishte tri, ndërsa para nesh janë edhe dy fushata të vështira ofensive”, tha Zelenski. 

Kjo deklaratë vjen pas raporteve se presidenti rus Vladimir Putin u ka thënë përfaqësuesve amerikanë se ka për qëllim ta okupojë të gjithë rajonin e Donbasit deri në fund të vitit 2025. 

“Atë që ua thash evropianëve dhe atë që e thash në Shtëpinë e Bardhë – rusët nuk do të mund ta fitojnë lindjen tonë”, tha ai. 

Presidenti i Ukrainës, gjithashtu, i hodhi poshtë akuzat se Rusia ka mundësi të okupojë qytetet si Sumi në verilindje të vendit, duke i quajtur gënjeshtra dhe manipulime. 

Armata ruse hapi front të ri në rajonin Sumi paraprakisht këtë vit, duke marrë disa fshatra në maj dhe qershor. Megjithatë, në fillim të shtatorit, Zelenski deklaroi se ofensiva është ndërprerë plotësisht. 

“Besoj se rusët po përballen më keq se sa që pritën. Ata po përballen shumë më keq se sa që i thanë Putinit. Ai e nuk e di për këtë”, shtoi ai. 

Sipas vlerësimit të “Ekonomist”, Rusia ka humbur rreth 31.000 ushtarë ndërmjet 1 majit dhe 9 korrikut, përderisa Shtatmadhoria ukrainase i vlerëson humbjet e përgjithshme ruse nga fillimi i pushtimit në vitin 2022 për afërsisht 1,1 milionë. 

Zelenski në gusht deklaroi se do të nevojiten edhe katër vjet që Rusia plotësisht ta ndërmarrë Donbasin, rajon në lindje të Ukrainës i cili i përfshin kryesisht Luganskun e okupuar dhe zonën pjesërisht të okupuar Donjeck. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR