• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Zelenski nënshkroi dekret për sanksione kundër Putinit

Zelenski nënshkroi dekret për sanksione kundër Putinit
Kiev, 9 qershor 2022 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot nënshkroi dekret për vendosje të sanksioneve kundër disa individëve, në mesin e të cilëve edhe presidenti rus Vladimir Putin. Njëherësh, në dekret janë përmendur personat kundër të cilëve vendosen sanksionet, ndërsa në vendin e parë është presidenti rus. Në listë janë edhe ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu, ministri rus i punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, kryeministri rus Mihail Mishustin, ministri rus i Punëve të Brendshme, Vladimir Kollokollcev dhe përfaqësues të tjerë rusë. Siç është bërë e ditur, sanksionet vendosen në kohë të pacaktuar. Lista e masave përfshin refuzimin dhe heqjen e vizave, zbatim të ndalesave të tjera për hyrje në territorin e Ukrainës, konfiskim të çmimeve shtetërore të Ukrainës, bllokimin e pasurisë në territorin e Ukrainës, nëse i ka, kufizimin e operacioneve tregtare, pengimin e tërheqjes së kapitalit nga Ukraina. Vendosen sanksione edhe për 236 universitete ruse. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR