• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski në takim me Melonin, Matarela i tha se Italia e mbështet plotësisht Ukrainën

Zelenski në takim me Melonin, Matarela i tha se Italia e mbështet plotësisht Ukrainën

Romë, 13 maj 2023 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka publikuar një video nga ceremonia në të cilën u prit nga kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni.

Më herët ai u takua me presidentin italian Serxho Matarela i cili i tha se Italia mbështet plotësisht Ukrainën në rezistencën e saj kundër invazionit rus.

Matarela i ka thënë Zelenskit se është i nderuar që është në Romë, transmetojnë mediat italiane.

“Kam kërkuar të takohemi sërish pas bisedës sonë disa vite më parë dhe në këto rrethana të ndryshme, ne jemi plotësisht në anën tuaj”, ka thënë presidenti italian.

Matarela theksoi se të gjithë duan të arrihet paqe në Ukrainë. “Ajo duhet të jetë një paqe e vërtetë”, ka thënë një burim nga kabineti i presidentit italian.

Foto: Skrinshot nga profili në Fejsbuk i Zelenskit

QËNDRONI TË LIDHUR