• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski: Në rajonin e Kurskut jnë vendosur 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut

Zelenski:  Në rajonin e Kurskut jnë vendosur 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut

 Kiev, 5 nëntor 2024 (MIA)  - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë për ta mbështetur armatën ruse në zmbrapsjen e forcave ukrainase që kanë hyrë në këtë territor kufitar.

"Ka tashmë 11.000 prej tyre në rajonin e Kurskut. Shohim rritje të numrit të ushtarëve  koreano-veriorë, por jo edhe rritje të reagimeve të partnerëve tanë", tha Zelenski në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes para bashkatdhetarëve.

 Zelenski, i cili tashmë ka folur disa herë për ardhjen e ushtarëve të Koresë së Veriut, kërkon nga aleatët e tij të ndihmojnë Ukrainën përpara se të mbërrijnë trupat e Koresë së Veriut të vendosura në Rusi në fushëbetejë.

Shtëpia e Bardhë të enjten e kaluar bëri të ditur se rreth 8.000 trupa të Koresë së Veriut janë tani në rajonin rus të Kurskut, pikërisht në kufirin me Ukrainën, dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin në luftën kundër Kievit. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR