• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Në një sulm rus në Poltava, në Ukrainën qendrore, humbën jetën 41 persona

Zelenski: Në një sulm rus  në Poltava, në Ukrainën qendrore, humbën jetën 41 persona

 Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 41 persona janë vrarë, ndërsa 180 janë plagosur në sulmin rus në Poltava, qytet në Ukrainën qendrore, njoftoi sot presidenti Volodimir Zelenski.

"Sipas informacioneve të disponueshme për momentin, dy raketa balistike kanë goditur zonën pranë një institucioni arsimor dhe një spitali. Njerëzit janë nën rrënoja", tha Zelenski në rrjetin X.

 Ai shprehu ngushëllime për familjet dhe miqtë e viktimave.

 "Urdhërova një hetim të plotë dhe të shpejtë për të gjitha rrethanat e asaj që ndodhi. Të gjitha shërbimet u përfshinë në operacionin e shpëtimit", shtoi ai

 Foto: Skrinshot X

 

QËNDRONI TË LIDHUR