Zelenski në një bisedë telefonike e njoftoi Ramën për situatën në front dhe në diplomaci, e falenderoi për mbështetjen
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në një postim në platformën "X" theksoi se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:00, 7 gusht, 2025
Tiranë, 7 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në një postim në platformën "X" theksoi se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptarë, Edi Rama.
Zelenski shkroi se e ka informuar Ramën për gjendjen në frontin ushtarak dhe në diplomaci, duke theksuar se Ukraina po punon me të gjithë partnerët për ta ndalur luftën dhe për të shmangur viktima të mëtejshme.
"Kemi biseduar për përgatitjet për takime në skena të rëndësishme ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta bashkëpunimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë", shkroi ai.
Në fund të mesazhit të tij, Zelenski shpehu falenderim për mbështetjen e Shqipërisë: "Ju faleminderit, Edi. Ju faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën. qa/