• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski në intervistën për “Al Arabia” paralajmëron kundërofensivë: Jemi më të fortë se para një viti

Zelenski në intervistën për “Al Arabia” paralajmëron kundërofensivë: Jemi më të fortë se para një viti

Kiev, 24 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se është i bindur në aftësinë e vendit të tij për të zmbrapsur invazionin rus dhe shtoi se Ukraina po përgatitet për kundërofensivë.

Në një intervistë për "Al Arabia", presidenti ukrainas, madje pranoi se situata është "sfiduese", por që vendi i tij po forcohet sa i takon luftës.

"Nuk mund ta përshkruaj situatën si të mirë, por ne po luftojmë. Jemi më të fortë se një vit më parë", tha Zelenski.

Presidenti ukrainas ka minimizuar rëndësinë e dokumenteve të publikuara të SHBA-së në lidhje me kundërofensivën, ndërsa shprehu besimin në suksesin e tij, megjithëse nuk ka dhënë detaje.

Zelenski ka folur edhe mbi situatën në qytetin Bahmut, ku armata ukrainase po zhvillon betejë të ashpër kundër formacionit paramilitar rus Vagner.

Krahas asaj se disa analistë thonë se qyteti ka vlerë të paktë strategjike, Zelenski mbetet në qëndrimin se Ukraina nuk do të heq dorë nga qyteti në Ukrainën lindore dhe u bëri thirrje analistëve që "të vizitojnë qytetin për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë dhe cilat janë kërcënimet".

"Është e pamundur që të heqim dorë nga Bahmuti, sepse kjo do të ndihmojë në zgjerimin e frontit të betejës dhe tu jepet jepet shans forcave ruse dhe Vagnerit të okupojnë më shumë nga vendi ynë", tha Zelenski duke shtuar se nëse Rusia merr Bahmutin, kjo mund të shërbejë si trampolinë për avancimin drejt dy qyteteve më të mëdha në rajonin e Donjeckut - Kramatorsk dhe Sllavjansk.

QËNDRONI TË LIDHUR