• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski në fjalimin e tij për Pashkët u bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen në lutjet

Zelenski në fjalimin e tij për Pashkët u bërë thirrje ukrainasve që të bashkohen në lutjet

Kiev, 5 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në fjalimin e tij me rastin e Pashkëve u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të bashkohen në lutje dhe të luten për njëri tjetrin dhe për ushtarët e vijës së parë të frontit, duke thënë se Zoti - i cili ka "flamurin ukrainas mbi supe" - do të bëjë që jeta të mund vdekjen.

"Të lutemi për njëri tjetrin. Kur të gjithë u afruam më shumë me njëri tjetrin, ndaluam të jemi të huaj për njëri tjetrin", tha Zelenski në fjalimin e tij në rrjetin social Telegram.

Duke qëndruar para Kishës "Shën Sofia" në Kiev, Zelenski theksoi se vendi i tij tashmë 802 ditë lufton për fitore kundër Rusisë. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR