• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski miratoi kandidaturën e Zaluzhnit për ambasador në Britaninë e Madhe

Zelenski miratoi kandidaturën e Zaluzhnit për ambasador në Britaninë e Madhe

Kiev, 7 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, miratoi sot kandidaturën e ish komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerij Zaluzhni, për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të vendit në Britaninë e Madhe, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

"Të enjten, më 7 mars 2024, presidenti i Ukrainës miratoi kandidaturën e Valerij Zaluzhnit për postin e Ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka dërguar kërkesën përkatëse për pëlqim palës britanike", thuhet në kumtesën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Më 8 shkurt të vitit 2024, presidenti i Ukrainës nënshkroi një dekret për të hequr Zaluzhnin nga pozicioni i komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Zaluzhni e mbajti postin nga viti 2021. Oleksander Sirski u bë komandanti i ri suprem. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR