• e hënë, 15 dhjetor 2025

Zelenski: Mijëra njerëz në shtatë rajone pa rrymë pas sulmeve ruse

Zelenski: Mijëra njerëz në shtatë rajone pa rrymë pas sulmeve ruse

Kiev, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Sulmet ruse gjatë natës kanë dëmtuar më shumë se dhjetëra objekte civile dhe kanë lënë mijëra njerëz pa rrymë në shtatë rajone, tha presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.

"Është me rëndësi tani të gjithë të shohin se çka po bën Rusia, pasi është e qartë se ajo nuk e dëshiron përfundimin e luftës", ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale.

Ai shtoi se "ata ende kanë për qëllim ta shkatërrojnë shtetin dhe të shkaktojnë vuajtjen më të madhe të popullit tonë".

Rusia, nga ana e saj, konfirmoi se ka sulmuar objektiva ukrainase me raketa hipersonike. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR