• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski: Me siguri objektivi i droneve ruse ishte centrali bërthamor Hmelnicki

Zelenski: Me siguri objektivi i droneve ruse ishte centrali bërthamor Hmelnicki

Kiev, 26 tetor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se në sulmin e droneve ruse sot në rajonin Hmelnicki, me siguri cak ishte zona e termocentralit bërthamor me të njëjtin emër.

"Me siguri cak i këtyre sulmeve është centrali bërthamor Hmelnicki. Vala goditëse nga shpërthimi i dridhi dritaret, duke përfshirë edhe hapësirat e centralit bërthamore", tha Zelenski.

Sipas tij, çdo sulm rus, veçanërisht ai që guxon të shënjestrojë  centrale bërthamore dhe objekte tjera të rëndësishme, është dëshmi se presioni ndaj Rusisë është i pamjaftueshëm.

Shpërthimet e fuqishme në afërsi të vendit të centralit bërthamor "Hmelnicki" i dëmtuan dritaret, por nuk ndikuan në punën e centralit ose furnizimit të saj me energji elektrike. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR