• e diel, 06 tetor 2024

Zelenski: Me Ostin patëm një bisedë shumë të mirë për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës

Zelenski: Me Ostin patëm një bisedë shumë të mirë për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës

Singapor, 2 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukraians Vollodimir Zelenski sot deklaroi se ka pasur një bisedë "shumë të mirë" me sekretarin amerikan të mbrojtjes Llojd Ostin për nevojat e mbrojtjes së Kievit.

Zelenski u takua me Ostin në margjinat e dialogut Shangri-La në Singapor, një forum i madh i sigurisë ku morën pjesë përfaqësues të mbrojtjes nga e gjithë bota.

"Diskutuam atë që është vendimtare: nevojat e mbrojtjes së vendit tonë, forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, koalicionin F-16 dhe përgatitjen e një marrëveshjeje dypalëshe të sigurisë", tha Zelenski në Telegram.

Takimi vijoi pas vendimit të Uashingtonit për të hequr pjesërisht kufizimet e Kievit për përdorimin e armëve të siguruara nga SHBA për sulme në territorin rus, të cilin Zelenski e përshëndeti si një "hap përpara", raporton Kiev Post.

Pas takimit, Zelenski tha se u zhvillua "shumë mirë", ndërsa Ostin nuk dha deklarata, shkruan portali ukrainas. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR