• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski me Fon der Lajenin: "Plani për fitoren" ukrainase varet nga vendimet e shpejta të aleatëve

Zelenski me Fon der Lajenin:

 Kiev, 20 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, gjatë vizitës së sotme të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në Kiev deklaroi se "Plani për fitoren" e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që do t'i marrin aleatët këtë vit.

 Në konferencën e përbashkët me shefen e KE-së, Zelenski tha se Ukraina planifikon ta shfrytëzojë huanë e propozuar prej shumë miliard dollarë nga Bashkimi Evropian për blerjen e sistemit për mbrojtje kundër ajrore, energjisë dhe armëve nga prodhimi vendor. 

 Ai theksoi se presidenti amerikan Xho Bajdeni është personi kyç për "Planin e fitores", për të cilin, siç tha, të dy liderët do të bisedojnë kur të takohen javën e ardhshme në SHBA, raportojnë mediat britanike. 

 "Shumë vendime nga plani varen nga ai (Bajdeni). Edhe nga aleatët e tjerë, por ka disa pika që varen nga vullneti i mirë dhe mbështetja e SHBA-së", tha Zelenski. 

 Ai rregullisht raportonte për përgatitjen e planit, por dha disa sugjerime për përmbajtjen e tij, duke theksuar se vetëm ai synon të krijojë kushte të pranueshme për Ukrainën pas më shumë se dy vjet e gjysmë lufte në atë vend.

 "I gjithë plani bazohet në vendimet e shpejta të partnerëve tanë. Planet janë baza e vendimeve që duhet të ndodhë nga tetori deri në dhjetor, dhe jo në shtyerjen e këtyre proceseve", tha Zelenski në konferencën e përbashkët me Fon der Lajenin. 

 Kryetarja e KE-së sot ka mbërritur në Kiev, ku me përfaqësues ukrainas ka biseduar për mbështetjen evropiane, përgatitjen e Ukrainës për mbrojtje gjatë dimrit dhe progresin në lidhje me huatë e G7.

 Ajo dje në Bruksel njoftoi se KE-ja do të ndajë rreth 160 milionë euro shtesë për ndihmë në sistemin energjetik të Ukrainës, i cili përfshin 60 milionë për nevoja humanitare dhe 100 milionë për riparime dhe restaurim. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR