• e enjte, 18 korrik 2024

Zelenski: Mbi 70 përfaqësi diplomatike të përfshira në punën e Formulës për paqe

Zelenski: Mbi 70 përfaqësi diplomatike të përfshira në punën e Formulës për paqe

Kiev, 31 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm tha se mbi 70 përfaqësi diplomatike tashmë janë të përfshira në punën e zbatimit të Formulës ukrainase për paqe.

"Sot u mbajt takim i ri me përfaqësues të përfaqësive diplomatike për implementimin e Formulëspër paqe. me të kryesoi Andrij Ermak. Gjithashtu sot u bashkangjitën edhe 11 diplomatë, me të cilët janë angazhaur gjithsej mbi 70 prëfaqësi diplomatike. Kjo është një dinamikë shumë e mirë. Ndërkaq, mund të ketë akoma më shumë vende të prëfshira. Shumica e vendeve në botë do të jenë me ne. Formula për paqe është e përgatitur në atë mëynrë që secili vend dhe secili lider mund t'i tregojnë aftësitë e tyre për shkak të rezultatit të përbashkët, për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Zelenski.

Siç është kumtuar, Ermak më 18 gusht e mbajti takimin e gjashtë me përfaqësues të përfaqësive të huaja diploamtike, ku u bisedua për çështjen e sigurosë së mjedisit jetësor si moment i rëndësishëm i Formulës për paqe. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR