Zelenski mbërriti në Paris për takimin e liderëve evropianë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbërritur në Paris në prag të samitit evropian për Ukrainën, i cili është caktuar për nesër, konfirmoi zëdhënësi i tij.

Kiev, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka mbërritur në Paris në prag të samitit evropian për Ukrainën, i cili është caktuar për nesër, konfirmoi zëdhënësi i tij.
Presidenti francez Emanuel Makron do të jetë nesër nikoqir i një grup liderësh evropianë për të diskutuar për Ukrainën dhe sigurinë në Evropë.
Ky samit është vazhdim i mbledhjeve të Makronit me liderët evropianë dhe të NATO-s në shkurt dhe mars, ku ata diskutuan për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Zelenski pritet të takohet me Makronin më vonë gjatë ditës. ls/
Foto: EPA