• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski mbërriti në Dauning strit për takim në kabinetin britanik

Zelenski mbërriti në Dauning strit për takim në kabinetin britanik

 Londër, 19 korrik 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka mbërritur në Londër në Dauning strit, ku do të mbajë fjalim në mbledhjen e kabinetit britanik. 

 Kryeministri britanik Kir Starmer i uroi mirëseardhje Zelenskit, i cili do të jetë lideri i parë i huaj i cili personalisht do të mbajë fjalim para kabinetit pas ish presidentit amerikan Bill Klinton në vitin 1997. 

 

Zelenski në takimin dypalësh me Starmerin e falenderoi Britaninë e Madhe për "unitetin" me Kievin dhe për mbështetjen për Ukrainën. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR