• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Marrëveshjet e sigurisë i zgjerojnë mundësitë e Ukrainës

Zelenski: Marrëveshjet e sigurisë i zgjerojnë mundësitë e Ukrainës

 Kiev, 1 mars 2024 (MIA) - Çdo marrëveshje në fushën e sigurisë e afron Ukrainën me mundësi më të mëdha, ndërveprim më të madh global dhe fuqi më të madhe, deklaroi  presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në platformën "X", cituar nga Ukrinformi.

Ai theksoi se vendi i tij tashmë ka lidhur marrëveshje të tilla me gjashtë vende  - Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Danimarkën, Kanadanë dhe Italinë. 

 "Çdo marrëveshje e tillë i zgjeron mundësitë tona dhe ndërveprimin global dhe na bën më të fortë. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshje e tillë e forcon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla", theksoi Zelenski. "Sa më afër të bashkëpunojmë, aq më shpejt do të mposhten terroristët rusë", shtoi ai.

Zelenski falënderoi çdo udhëheqës dhe çdo vendi që e ndihmon Ukrainën. 

 Ukrinform raporton se Kievi tashmë ka filluar negociata me Norvegjinë për lidhjen e marrëveshjes dypalëshe të sigurisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR