• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Lufta duhet të përfundojë me kushtet e Ukrainës

Zelenski: Lufta duhet të përfundojë me kushtet e Ukrainës

Kiev, 4 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se lufta me Rusinë duhet të përfundojë me kushtet ukrainase dhe se beson se është e mundur të zbatohet formula ukrainase e paqes.

Në fjalimin e tij të rregullt video të natës, Zelenski theksoi se Ukraina duhet të marrë leje nga partnerët e saj për të vendosur armë me rreze të gjatë për të qëlluar objektiva në Rusi, publikoi Ukrainska Pravda.

“Ukraina duhet të jetë në një pozicion për të sulmuar kudo që të jetë okupatori, nga kudo që Rusia sulmon Ukrainën, nga ku mund të lëshojë raketa, drone "Shahed" dhe bomba”, tha Zelenski.

Ai theksoi se Ukraina ka nevojë për këtë vendim që të jetë në gjendje të përdorë të gjitha armët që mund të jenë efektive.

"Ne duhet të mbrojmë jetët e njerëzve tanë dhe t'i japim fund luftës në kushtet e Ukrainës", theksoi ai.

Zelenski falënderoi gjithashtu partnerët e Ukrainës që vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Rusisë dhe vendeve që ndihmojnë përpjekjet e saj të luftës me sanksione.

“Parimet kryesore të formulës sonë të paqes mund të zbatohen absolutisht, sepse shumica globale ushtron presion mbi Rusinë, nuk e mbështet aktivitetin e saj ushtarak dhe me të vërtetë dëshiron të rivendosë stabilitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha presidenti ukrainas. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR