Zelenski: Lëshimet territoriale do të ishin një trampolinë për Putinin për ofensiva të reja
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se lëshimet territoriale të Ukrainës do të çonin vetëm në përdorimin e territoreve të pushtuara nga presidenti rus Vladimir Putin si një trampolinë për ofensiva të reja.
- Post By Sara Ademi
- 15:18, 4 shtator, 2025
Paris, 4 shtator 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se lëshimet territoriale të Ukrainës do të çonin vetëm në përdorimin e territoreve të pushtuara nga presidenti rus Vladimir Putin si një trampolinë për ofensiva të reja.
"Disa media pretendojnë se nëse ushtarët ukrainas tërhiqen nga rajonet lindore të vendit tonë, paqja mund të kthehet. Kjo nuk është e vërtetë. Putini ka pushtuar Krimenë për ta shfrytëzuar si trampolinë dhe të pushtojë jugun e vendit tonë. Kjo do të thotë se është përgatitur edhe për një ofensivë", tha Zelenski.
Sipas tij, Rusia ka kryer pushtim në një pjesë të lindjes së Ukrainës në vitin 2014 për ta "shfrytëzuar pushtimin e plotë të këtyre rajoneve", transmeton "Poen" francez.
"Nëse nesër në ndonjë mënyrë e lëshojmë Donbasin - gjë që nuk do të ndodhë - do t'ia hapim Putinit hapësirën e pambrojtur, afër qytetit me një milion e gjysmë banorë - Harkov. Ai gjithashtu do ta pushtonte qendrën industriale Dnjepar. Kjo do t'i hapte mundësi", citoi Zelenski dhe shtoi se nëse Putini arrin ta pushtojë gjithë Ukrainën, "ai do ta përdorë atë si një trampolinë në mënyrë të njejtë".
Nëse ai do ta bëjë apo jo, shtoi lideri ukrainas, varet nga vendosmëria e Evropës.
"Nëse Evropa është e fortë, me siguri asgjë nuk do të ndërmarrë, por nëse është e dobët, do të nënshtrohet në veprimet ruse. Mes Moskës dhe Parisit ka më pak se 3.000 kilometra. Sot, raketat që Rusia i shfrytëzoi kundër Ukrainës kanë rreze veprimi prej 2.500 kilometra. Ne vetë kemi raketa me rreze veprimi prej 3.000 kilometra", theksoi Zelenski.
Ai shtoi se me këtë zhvillim teknologjik më nuk ka luftëra në distancë të madhe.
"Më besoni, për dy vjet rusët do të kenë shumë raketa, do të kemi edhe ne, me rreze veprimi prej 5.000 kilometrash. Deti nuk do të mbrojë askënd. Oqeani nuk do të mbrojë askënd. Raketat një ditë mund të kenë rreze veprimi madje edhe 10.000 kilometra", përfundoi Zelenski. sa/
foto: DPA