• e hënë, 08 korrik 2024

Zelenski konfirmoi se Ukraina mori një sistem të fuqishëm raketor nga SHBA-ja

Zelenski konfirmoi se Ukraina mori një sistem të fuqishëm raketor nga SHBA-ja

Kiev, 17 tetor 2023 (MIA) - Raketat balistike amerikane me rreze të gjata dërgohen fshehurazi në Ukrainë dhe përdoren në fushën e betejës kundër Rusisë, deklaroi një zyrtar i njohur me lëvizjen.

Lajmin më vonë e ka konfirmuar edhe Zelenski. 

Dorëzimi i raketave u mbajt sekret, ndërsa konfirmimi i parë publik pritej të vjenë kur raketat të përdoreshin në fushën e betejës.

 Zelenski dhe liderët e tjerë ukrainas kanë ushtruar presion ndaj SHBA-së për të siguruar sistemin raketor, të njohur si ATACMS, por SHBA-ja kundërshton për muaj të tërë, i shqetësuar se Kievi mund të përdorë armët për të goditur thellë në territorin rus.

Bajdeni ra dakord për dorëzimin muajin e kaluar dhe i tha Zelenskit gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë se SHBA-ja do t'i siguronte Ukrainës ATACMS.

Megjithatë, SHBA-ja nuk pranoi të japë ndonjë detaj mbi kohën ose numrin e raketave të dorëzuara.

 Për shkak të shqetësimit në Uashington për përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë, versioni i ATACMS i dorëzuar në Ukrainë ka një rreze veprimi më të shkurtër se veprimi maksimal i raketave.

Ndërsa disa versione të raketave mund të udhëtojnë mbi 300 kilometra, ato që dërgohen në Ukrainë kanë një rreze më të shkurtër dhe mbajnë municione thërrmuese, të cilat shpërthejnë në ajër kur hidhen, duke lëshuar qindra bomba në vend të një koke të vetme. qa/ar/

Foto: lockheedmartin.com 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR