• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski ka urdhëruar pastrim në Gardën kombëtare pas zbulimit të planeve për atentat

Zelenski ka urdhëruar pastrim në Gardën kombëtare pas zbulimit të planeve për atentat

Kiev, 24 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Volodimir Zelenski e ka porositur shefin e gardës kombëtare të Ukrainës që t'i pastrojë radhët e veta nga ata të cilët e diskreditojnë pasi dy anëtarë të gardës janë akuçzuar për atentat për të vrarë eprorët e tyre.

Agjencia shtetërore e sigurisë SBU muajin e kaluar publikoi se kishte arrestuar dy kolonelë nga Garda të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Rusinë në një atentat për të vrarë Zelenskin dhe zyrtarë të tjerë, duke përfshirë edhe shefin e agjencisë së inteligjencës ushtarake Kirill Budanov. Garda e Ukrainës mbron përfaqësues të ndryshëm qeveritarë.

Duke përfaqësuar kolonelin Oleksej Morozov, Zelenski sot tha se detyra e tij kryesore është të sigurojë që vetëm ata që shohin një të ardhme me Ukrainën mund t'i bashkohen agjencisë. Ajo ishte deklarata e tij e parë indirekte për këtë temë pasi që agjentët janë arrestuar.

"Dhe, kuptohet, agjencia patjetër duhet të spastrohet nga të gjithë ata të cilët nuk e zgjodhën Ukrainën për vete ose kanë diskredituar Gardën kombëtare", ka shkruar ai në Telegram.

Zelenski shkarkoi paraardhësin e Morozovit, Serhi Rud në maj, dy ditë pasi SBU arrestoi punonjësit e saj të akuzuar se punonin për shërbimin rus të sigurisë dhe i jepnin asaj informacione të besueshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR