• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski ka nënshkruar ligje për vazhdimin e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm

Zelenski ka nënshkruar ligje për vazhdimin e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm

Kiev, 9 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot i ka nënshkruar ligjet për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm për 90 ditë.

Ndërkohë, Rusia ka kryer dy sulme raketore ndaj caqeve civile ukrainase.

Ligjet që dje i ka miratuar Parlamenti ukrainas, e vazhdojnë gjendjen e jahstëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm deri më 14 shkurt të vitit 2024.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022, ditën kur filloi pushtimi rus.

Në të njëjtën kohë u paralajmërua edhe mobilizimi i përgjithshëm. bsh/

Foto: MIA arkiv  

 

QËNDRONI TË LIDHUR