• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski kërkon nga Britania të ndihmojë në heqjen e kufizimeve për raketat me rreze të gjatë

Zelenski kërkon nga Britania të ndihmojë në heqjen e kufizimeve për raketat me rreze të gjatë

Kiev, 19 korrik 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka treguar sot kryeministrit britanik Kir Starmer dhe qeverisë së tij se armët e tyre raketore me rreze të gjatë veprimi janë vendimtare për përpjekjet e Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kreu i shtetit ukrainas është lideri i parë i huaj që ftohet personalisht për të mbajtur fjalim në Parlamentin Britanik që kur ish-presidenti amerikan Bill Kllinton mbajti fjalim në Parlamentin në Londër në vitin 1997.

“Tani për tani po na mungon përgjigja kryesore për këtë pyetje, kurse këto janë mundësitë me rreze të gjatë”, tha Zelenski sot në Daunin strit 10.

"Ju lutemi bindni partnerët e tjerë që të heqin kufizimet," tha kreu i shtetit ukrainas në lidhje me kufizimet në përdorimin e armëve për goditje thellë në territorin rus.

Në intervistë për Bi-Bi-Si, Zelenski shprehu shpresë se do të sqaronte mundësinë për përdorimin e raketave "Storm Shedou" të furnizuara nga Britania e Madhe për të sulmuar objektivat në Rusi. 

Disa nga aleatët e Kievit nuk duan të lejojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë, sepse kjo rrezikon ta tërheqë Perëndimin në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

"Storm shedou" është një raketë lundrimi e drejtuar me një rreze veprimi prej mbi 250 kilometrash. ls/

Foto: EPA 

 



 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR