• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski kërkon hetim ndërkombëtar për transporterin ushtarak rus të rrëzuar

Zelenski kërkon hetim ndërkombëtar për transporterin ushtarak rus të rrëzuar

Kiev, 25 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka akuzuar Moskën se "po luan me jetët e të burgosurve ukrainas", pas aksidentit vdekjeprurës me aeroplan në Rusinë Perëndimore. Ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar pas aksidentit që ka ndodhur dje në rajonin e Belgogradit në afërsi të kufirit ukrainas.

Nga ana tjetër, Rusia kumtoi se nuk ka të mbijetuar pasi që, siç pohojnë, forcat ukrainase e kanë rrëzuar aeroplanin Il-76 me 65 pengje ushtarake ukrainase, gjashtë anëtarë rus të ekuipazhit dhe tre rojtarë. Moska pohon se ukrainasit kanë qenë në aeroplan për shkak të shkëmbimit të të burgosurve.

Shërbimi ushtarak ukrainas i inteligjencës ka njoftuar se nuk i është thënë që të sigurojë hapësirë të sigurt ajrore, sikur në rastet e mëparshme të transferit të pengjeve luftarake.

Në video fjalimin e tij mbrëmë vonë, Zelenski tha se "është e qartë se rusët po luajnë me jetën e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë".

Zelenski, i cili sot anuloi udhëtimin e planifikuar rajonal lidhur me ditëlindjen e tij, theksoi se "të gjitha faktet duhet të përcaktohen".

Deklaratat e djeshme të shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase konsiderohen, sipas BBC, një pranim i heshtur se ka rrëzuar aeroplanin e transportit ushtarak, megjithëse theksoi se nuk ka informacion të besueshëm se kush ishte në bord.

Shtatmadhoria e Ukrainës fillimisht tha se aeroplani ka transportuar raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Ai nuk i përmendi të burgosurit e luftës.

Zëdhënësi i Kremlinit, DmitriPeskov, përsëriti sot se ukrainasit e kanë rrëzuar aeroplanin, duke e cilësuar atë si një "akt monstruoz". Ai thotë se robërit u transportuan në rajonin e Belogradit për të shkëmbyer të burgosurit me Ukrainën. Shkëmbimi u anulua dje. Ai shtoi se "askush nuk mund të thotë" se si ky incident do të ndikojë në programin e shkëmbimit të të burgosurve.

Me kërkesë të Moskës, Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një seancë urgjente për këtë temë, duke filluar nga ora 23:00, sipas orës sonë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR