• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Jemi të hapur për mundësinë që ushtritë perëndimore të garantojnë sigurinë e Ukrainës për t'i dhënë fund luftës

Zelenski: Jemi të hapur për mundësinë që ushtritë perëndimore të garantojnë sigurinë e Ukrainës për t'i dhënë fund luftës

Kiev, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se është i hapur për mundësinë e vendosjes së trupave perëndimore në Ukrainë me qëllim garantimin e sigurisë së vendit dhe përfundimin e luftës pothuajse trevjeçare me Rusinë.

Në postimin në “Telegram”, Zelenski shkroi se vendosja e trupave të huaja do të ishte një hap në rrugën drejt anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ai shtoi se paraprakisht është e nevojshme të përcaktohet qartë se kur Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore përballen me sfida komplekse, veçanërisht për shkak të avantazhit ushtarak të Rusisë në terren. Zelenski ka thënë se së shpejti do të bisedojë me presidentin amerikan Xho Bajden për këtë çështje, pasi mandati i tij ende po zgjat.

Pranimi i Ukrainës në NATO ka shkaktuar kontroverse që kur Rusia nisi një invazion në shkurt të vitit 2022. Në samitin e Uashingtonit këtë vit u konfirmua se Ukraina është "në rrugën pa kthim" drejt anëtarësimit, por pa një ftesë konkrete për negociata.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR