• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zelenski: Janë liruar edhe 49 ukrainas nga robëria ruse

Zelenski: Janë liruar edhe 49 ukrainas nga robëria ruse

Kiev, 13 shtator 2024 (MIA) – Edhe 49 ukrainas janë liruar nga robëria ruse, njoftoi sot në Telegram presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski.

“Në shtëpi janë edhe 49 ukrainas. Ata janë ushtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare, Policisë Kombëtare, Shërbimit Shtetëror Kufitar, si dhe civilë tanë. Më saktë, Lenja Umerova, një vajzë që u rrëmbye nga rusët kur erdhi për të ndihmuar babain e saj të sëmurë. Arritëm të çlirojmë një pjesë tjetër të mbrojtësve të Azovstal dhe heroit të Ukrainës, mjekut ushtarak Viktor Ivçuk”, shkriu Zelenski, raportojnë mediat ukrainase.

Presidenti ukrainas e falënderoi ekipin që siguron lirimin e të burgosurve dhe pengjeve nga robëria ruse. 

Shefi i Shtatmadhorisë së presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak, deklaroi se në mesin e të liruarve ka 15 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, 13 ushtarë të marinës, katër ushtarë të shërbimit kufitar, gjashtë ushtarë të forcave të armatosura, dy ushtarë, shtatë civilë dhe dy pjesëtarë të policisë kombëtare. 

“Detyra jonë është që t’i kthejmë të gjithë njerëzit në shtëpi”, tha Jermak. 

Komisari për të drejtat e njeriut i Këshillit Suprem të Ukrainës, Dmitrij Lubinec deklaroi se gjendja shëndetësore e pengjeve të liruara është “shumë serioze” dhe se ata kishin humbur dhjetëra kilogramë në robëri. 

Sipas tij, gjithsej 3.569 ukrainas janë kthyer në shtëpi nga fillimi i luftës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR