Zelenski i zhgënjyer nga vizita e Modit në Moskë në momentin e sulmit rus mbi spitalin e fëmijëve
- Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski e ka kritikuar sot vizitën e kryeministrit indian Narendra Modi në Moskë në momentin kur raketat ruse e goditën spitalin e fëmijëve në Kiev.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:17, 9 korrik, 2024
Kiev, 9 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski e ka kritikuar sot vizitën e kryeministrit indian Narendra Modi në Moskë në momentin kur raketat ruse e goditën spitalin e fëmijëve në Kiev.
Zelenski tha se vizita është "zhgënjim i madh dhe goditje e rëndë për përpjekjet për paqe", thekson Si-En-En.
Dje në sulmet me raketat ruse ndaj Ukrainës humbën jetën të paktën 41 persona, ndërsa 166 u plagosën, njoftuan autoritetet ukrainase. Në Kiev u prek institucioni më i madh pediatrik në Ukrainë, si dhe një maternitet privat.
Modi dje mbërriti në vizitë dyditore në Rusi dhe është takuar me presidentin rus Vlladimir Putin në rezidencën e tij në Novo Ogariovo në afërsi të Moskës. Vizita e kryeministrit indian në Rusi është e para që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Bisedimet zyrtare mes Putinit dhe Modit janë planifikuar për sot në Kremlin. qa/
Foto: EPA