Zelenski i zhgënjyer nga mungesa e përkushtimit të disa liderëve botërorë në samitin e paqes në Zvicër
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, sot në Singapor ku po merr pjesë në forumin e sigurisë, tha se është i zhgënjyer që "disa liderë botërorë" nuk u zotuan të marrin pjesë në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër.
- Post By Sara Ademi
- 13:37, 2 qershor, 2024
Singapor, 2 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, sot në Singapor ku po merr pjesë në forumin e sigurisë, tha se është i zhgënjyer që "disa liderë botërorë" nuk u zotuan të marrin pjesë në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër.
Presidenti kinez Si Xhinping tha dy ditë më parë se nuk do të marrë pjesë dhe me sa dihet nuk do të marrë pjesë as presidenti amerikan Xho Bajden.
"Jemi të zhgënjyer që disa liderë botërorë ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në samitin e paqes", tha Zelenski, pa përmendur konkretisht Kinën apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se njëqind vende dhe organizata (106) premtuan se do të marrin pjesë në samitin e qershorit në Zvicër, tha Zelenski dhe ftoi vendet nga rajoni Azi-Paqësor të bashkohen.
Kina tha të premten se do të ishte "e vështirë" të merrte pjesë në samit nëse Rusia nuk ftohet.
Ditët e fundit, Zelenski vizitoi disa vende evropiane për të kërkuar më shumë ndihmë ushtarake për ushtrinë ukrainase, e cila po lufton gjithnjë e më shumë për t'i rezistuar sulmeve të vazhdueshme të Rusisë. sa/
foto: EPA