Zelenski i tha Trampit në Shtëpinë e Bardhë se nuk dëshiron të bëjë "kompromis" me Putinin
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Shtëpinë e Bardhë i tha homologut të tij amerikan Donald Tramp se nuk dëshiron të bëjë “kompromis” me presidentin rus Vlladimir Putin të cilin e quajti “vrasës”.
- Post By Fami Bajrami
- 19:23, 28 shkurt, 2025

Uashington, 28 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot në Shtëpinë e Bardhë i tha homologut të tij amerikan Donald Tramp se nuk dëshiron të bëjë “kompromis” me presidentin rus Vlladimir Putin të cilin e quajti “vrasës”.
Zelenski arriti në Uashington për t'u takuar me presidentin amerikan për të nënshkruar marrëveshje për mineralet e Ukrainës. Ai tha se vendi i tij nuk do të bëjë "kompromis me një vrasës në territorin tonë", duke aluduar në shefin e shtetit rus.
"Mendoj se presidenti Tramp është në anën tonë", shtoi Zelenski.
Foto: EPA