• e shtunë, 23 nëntor 2024

Zelenski i ndërroi të gjithë shefat rajonal për regrutim të ushtarëve të rinj

Zelenski i ndërroi të gjithë shefat rajonal për regrutim të ushtarëve të rinj

Kiev, 11 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot kumtoi se qeveria e tij po i largon shefat e të gjitha qendrave ushtarake rajonale për regrutim në Ukrainë, që është hap dramatik për asgjësimin e korrupsionit në sistemin në zhvillim, sepse dëshpërimisht nevojiten ushtarë të rinj për t'i zëvendësuar të vrarët dhe të plagosurit në luftime.

"Këtë sistem duhet ta udhëheqin njerëz të cilët saktë e dinës e çka është lufta dhe përse cinizmi dhe ryshfeti gjatë luftës janë tradhëti. Në vend të kësaj, ushtarëve të cilët e kanë kaluar frontin apo të cilët nuk mund të jenë në llogore sepse janë të sëmurë apo kanë humbur ekstremitete, por e kanë ruajtur dinjitetin, mund t'u besohet ky sistem i regrutimit", tha presidenti.

Lufta kundër korrupsionit është prioritet, shtoi zelenski, ndërsa hapat vijnë në kohën e përpjekjeve për t'u zgjidhur çështjet rreth regrutimit në luftë.

Byroja shtetërore hetuese e Ukrainës, paraprakisht këtë javë, kumtoi se ka hapur 112 raste të korrupsionit kundër përfaqësuesve qeveritarë.

Byroja e arrestoi shefin e Qendrës territoriale rajonale të Kievit për regrutim dhe mbështetje sociale, të cilit nuk ia përmendi emrin, duke e akuzuar se ka marrë pjesë në krijimin e dokumenteve fiktive në të cilat pohohet se burrave të cilët nuk janë të aftë të shërbejnë, u është lejuar ta braktisin vendin, ndërsa ryshfeti ka qenë 10.000 dolalrë për sopë", shkruan Njujork Tajms.

Byroja, gjithashtu, e arrestoi edhe shefin e një prej reparteve për administrim ushtarak në Kiev, të cilit gjithashtu nuk ia përmendi emrin, duke e akuzuar për nxjerrje të dokumenteve për tre burra.

Prej fillimit të invazionit ndaj Ukrainës, burrat e moshës mes 18 dhe 60 vjeç nuk guxojnë ta braktisin vendin, ndërsa kufitarët thanë se çdo ditë arrestohen individë sepse tentojnë ta kalojnë kufirin. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR