• e premte, 27 dhjetor 2024

Zelenski i kërkon Perëndimit përgjigje më të ashpër ndërkombëtare ndaj "terrorit bërthamor rus"

Zelenski i kërkon Perëndimit përgjigje më të ashpër ndërkombëtare ndaj
Kiev, 7 gusht 2022 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot përmes Tuiterit i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dërgojë përgjigje më të ashpër, siç tha ai, ndaj "terrorit bërthamor rus", pas granatimeve të mbrëmshme ndaj termocentralit bërthamore të Zaporozhjes, më i madh në Evropë. Në bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, Zelenski kërkoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj industrisë bërthamore ruse, ndërsa informacionin e bëri të ditur në Tuiter. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grosi shprehu dje shqetësim të madh për sulmin e termocentralit Zaporozhje, duke paralajmëruar rrezikun e një fatkeqësie të mundshme bërthamore, e cila mund të kërcënojë mjedisin dhe shëndetin publik në Ukrainë dhe më gjerë. Termocentrali në Zaporozhje u pushtua nga forcat ushtarake ruse në fillim të luftës, por teknikët ukrainas ende punojnë atje. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR