• e enjte, 26 dhjetor 2024

Zelenski: Forcat ukrainase përparojnë në jug, duke mbajtur "nismën"

Zelenski: Forcat ukrainase përparojnë në jug, duke mbajtur

Kiev, 9 korrik 2023 (MIA) - Trupat ukrainase të dielën e vazhduan fushatën e tyre për të rimarrë territorin e kontrolluar nga Rusia në juglindje, me ç'rast presidenti Volodimir Zelenski tha se forcat e vendit të tij "kishin marrë nismën" pas një ngadalësimi të mëparshëm.

Raportet ruse thonë se luftime të ashpra kanë përfshirë zona jasht qytetit lindor Bahmut, i cili u kap nga forcat mercenare ruse Vagner në mas pas disa muaj luftime. Lideri çeçen Ramzan Kadirov deklaroi se një nga njësitë e tij ishte vendosur në zonë.

E armatosur me armatim gjithnjë e më të sofistikuar perëndimor pas më shumë se 500 ditësh lufte, Ukraina ka nisur një kundërofensivë të pritshme që deri më tani është fokusuar në kapjen e një vargu fshatrash në jugperëndim. Forcat ukrainase po përpiqen gjithashtu të rimarrin zonat përreth Bahmutit.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar tha se luftime të ashpra po zhvillohen në dy zona në juglindje.

“Ne po konsolidojmë fitimet tona në këto fusha”, ka shkruar ajo në Telegram.

Maliar shtoi se "trupat ruse e mbrojnë Bahmutin, ndërsa forcat ukrainase kanë bërë disa përparime në krahun jugor të qytetit".

Zelenski paraprakisht e pranoi se përparimi ishte më i ngadalshëm sesa do të dëshironin ai dhe gjeneralët e tij, por tha se forcat ukrainase kishin nismën.

"Të gjithë duam ta bëjmë më shpejt sepse çdo ditë do të thotë humbje të reja për ukrainasit. Ne po përparojmë. Ne nuk kemi ngecur”, tha ai, duke vënë në dukje se ushtria kishte kapërcyer “një lloj ngecje” në muajt e kaluar.

“Ne të gjithë do të donim të shihnim një kundërsulm të kryer në një periudhë më të shkurtër kohore. Por ka një realitet. Sot nisma është në anën tonë”, shtoi ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se forcat ruse kishin zmbrapsur përparimin ukrainas në Bahmut dhe se luftimet ishin bërë të vështira "jo vetëm nga intensiteti ditor i zjarrit dhe beteja, por edhe nga topografia". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR